Vajzat po braktisin shkollën? Arjana Muça: Jemi në kushtet e shqetësimit, shifrat janë alarmante

Vajzat po braktisin shkollën? Arjana Muça: Jemi në kushtet e shqetësimit, shifrat janë alarmante

09:23, 19/10/2023
A+ Aa A-

Vajzat gjithmonë e më pak po ndjekin arsimin e detyrueshëm.

Sipas INSTAT, braktisja e shkollës pas pandemisë është përkeqësuar në vendin tonë. Gjatë vitit 2022 gati 10% e vajzave në moshë shkollore braktisën arsimin e detyrueshëm 9-vjeçar.

Tregues ky që ka shënuar rritje nga vitit 2014 kur ishte vetën 2%. Sipas institutit të statistikave, niveli i pjesëmarrjes për këtë kategori arsimi; për djemtë është 96.9% kurse për vajzat 90.4%.

E ftuar ditën e sotme në 'Kafe Shqeto’ psikologia Arjana Muça u ndal tek ky fenomen duke u shprehur se shifrat e të rinjve që nuk e ndjekin arsimin e detyrueshëm janë alarmante e qeveria duhet të marrë masa të menjëhershme.

Pjesë nga deklarata e saj:

Arjana Muça: Në fakt jemi në kushtet e shqetësimit sepse nëse sipas INSTAT jemi në statistikat  e 10%, sipas UNICEF këto janë dyfish pra janë dy herë më të larta.

Arsimi parauniversitar për moshën  6-16 vjeç është i detyrueshëm  dhe e dimë që ai që është kujdestari i fëmijës mund të jetë prindi apo një kujdestar tjetër ka detyrimin ligjor për ta çuar fëmijën të ndjekë arsimin e detyrueshëm dhe mos frekuentimi i këtij arsimi do të thotë se prindi ose kujdestari do të gjobitet me një masë administrative që në këtë rast është një gjobë.

Sado që të jetë kjo gjobë, duhet të funkionojë pasi nuk po flasim këtu për njerëz në moshë madhore që nuk kanë mundësi të vazhdojnë arsimin, por pikërisht për një grupmoshë që arsimi është i detyrueshëm pasi e lejon fëmijën që kur të rritet të jetë i aftë për tu punësuar.

Klea Sula/ Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco