VIDEO-SYRI TV/ Qeveria indeksoi pensionet me 8.6%, pensionistët: Jetojmë me lekët e fëmijëve

13:06, 18/10/2023
A+ Aa A-

Në muajin shtator parlamenti miratoi indeksimin e pensioneve në vlerën 8.6%, ose mesatarisht rreth 1500 lekë të reja për çdo pensionist. SYRI TV zhvilloi biseda me pensionistë të cilët shkojnë çdo ditë në treg për të blerë produktet bazë të jetesës. Pensionistët, jo vetëm që janë të pakënaqur me indeksimin, por tregojnë se me aq para sa qeveria u ka indeksuar  pensionin, nuk blejnë dot as produktet bazë të jetesës për një ditë.

Nga SYRI TV

Prej 1 tetorit, rreth 700 mijë pensionistë në vendin tonë, do të kenë një indeksim prej 8.6%, i cili i përkthyer në shifra do të thotë një rritje mesatare prej 1500 lekë të reja në muaj për çdo pensionist.

Qeveria e bëri këtë rritje, duke argumentuar se ajo mbulon pjesën e inflacionit të çmimeve të përllogaritur nga INSTAT. Mirëpo, a mbulojnë pensionistët inflacionin e çmimeve me kaq para shtesë sa do t`u japë qeveria?

Duke mbajtur 1500 lekë në dorë, gazetari i Syri tv në Vlorë,Gentian Këllçiu pyeti pensionistët nëse me kaq para do të mbulojnë rritjen e çmimeve.

Edhe në Korçë, Pensionistët tregojnë se e kanë të papërballueshme jetën me pensionet që marrin, ndërsa çmimet vijojnë të rriten.

Madje, disa pensionistë, kanë zgjedhur të vijojnë punën për shkak se të ardhurat për jetesë janë të pamjaftueshme.

Në të tilla kushte, pensionistët kanë si shpresë të vetme të mbijetesës, të ardhurat që u japin fëmijët në emigracion apo dhe këtu, pasi vetë nuk mund të përballojnë qoftë edhe kostot minimale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco