Si do të jetë moti gjatë kësaj jave? Anira Gjoni: Veriu i Shqipërisë me ulje temperaturash

Si do të jetë moti gjatë kësaj jave? Anira Gjoni: Veriu i Shqipërisë me ulje temperaturash

09:55, 17/10/2023
A+ Aa A-

 

Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershem në pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar e lokalisht në ultësirën perëndimore me intensitet deri të lartë. Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites.

E ftuar ditën e sotme në kafe shqeto ishte Anira Gjoni, specialist e IGJEUM  e cila na njohu me temperaturat si dhe kushtet atmosferike që pritet të ketë vendi ynë në ditët në vijim.

Intervista:

Ola: Cilat janë zonat ose qytetet që rrezikohen më së shumti nga moti i keq e me shtrëngata?

Anira Gjoni: Në qarqet verioret presim që të kemi reshje mesatare e mesatarisht intensive ata do të jenë të shoqëruara me shtrëngata, kryesisht Dibra, Berati, Ebasani, Korça gjithashtu presim që edhe Tirana Vlora e Gjirokastra të jenë të shoqëruara nga shtrëngata.

Ola: Ndërkohë cila pritet të dita më e ftohtë e kësaj jave dhe a jemi gati për të nxjerrë garderobën e dimrit apo jemi është herët?

Anira Gjoni: Ishte dita e djeshme, pra e hëna si më e ftohtë. Sot presim që gjatë gjithë kohës të kemi reshje ndërsa të mëkurën, të enjten e të premten nuk do të shoqërohemi nga reshjet, por ripresim që të kthehen reshjet në fundjavë.

Ola: Diçka ka ndodhur pasi  këto dy/tri vitet e fundit jemi mësuar që vera të zgjasë më shumë, si shpjegohen këto temperature të larta?

Anira Gjoni: Atëherë, sa i përket muajt Shtator, temperaturat  ishin diku në vlera 3/6 gradë mbi normën shumëvjeçare, ndërsa Tetori është diku 1/3 gradë mbi normë.

 Sigurisht duhet të presim që të mbyllet muaji që të bëjmë vlerësimet për të gjithë muajt , përse janë më të ngrohta.

Kjo shpjegohet me ngrohjen globale që vjen si shkak i ndryshimeve klimatike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco