Samiti i Berlinit në Tiranë, këto janë fakultetet ku nesër nuk zhvillohet mësim

Samiti i Berlinit në Tiranë, këto janë fakultetet ku nesër nuk zhvillohet mësim

16:33, 15/10/2023
A+ Aa A-

Samiti i Procesit të Berlinit që mbahet në Tiranë do të mbyllë edhe një pjesë të fakulteteve të universiteteve, për shkak të perimetrit të sigurisë, ku janë ndaluar lëvizjet.

Fakultetet i Historisë dhe Filologjisë dhe i Ekonomisë njoftojnë studentët dhe stafin akademik se dita e hënë do të jetë pushim, për shkak të masave të marra nga policia. Ndërsa bëhet e ditur se orët e mësimit do të zëvendësohen në një ditë tjetër.

Perimetri i sigurisë nuk prek asnjë shkollë, për shkollat e tjera ku nuk lejkohet lëvizja e automjeteve, prindërit duhet të gjejnë një rrugë alternative.

Në njoftimin zyrtar, Fakulteti i Ekonomisë thekson se “me vendim të Dekanatit, për arsye të masave të marra për bllokimin e rrugëve në zonën ku ndodhet godina e Fakultetit të Ekonomisë edhe për këmbësorët, për shkak të zhvillimit të Samitit të Berlinit në Tiranë, njoftohen studentët dhe stafi se dita e hënë datë 16 Tetor 2023 do të jetë pushim dhe do të zëvendësohet një ditë tjetër”.

Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Sabri Laçi thekson në njoftimin zyrtar se “dekanati, përmes komunikimit me e-mail lidhur me kufizimet e qarkullimit në Tiranë, të njoftuar nga institucionet shtetërore për bllokimin e rrugëve në zonën ku ndodhet Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, për shkak të zhvillimit të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë vendosi që e hëna datë 16.10.2023, të jetë ditë pushimi për studentët, stafin akademik dhe atë ndihmës”.

Ai thekson se orët e mësimit e të punës do të zëvendësohen një ditë tjetër, sipas axhendave të autoriteteve drejtuese të njësive bazë dhe personave të tjerë përgjegjës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco