Protesta vazhdon, studentët kërkojnë drejtësi, Vjerdha: Ky ligj i qeverisë po e lë Shqipërinë pa mjekë

10:40, 12/10/2023
A+ Aa A-

Me simbolika dhe thirrje të fuqishme është shoqëruar prej disa ditësh protesta e studentëve, të cilët përmes një manikine të veshur me uniformë të bardhë, me gojë të mbyllur dhe rrethuar nga tymuese, përcollën mesazhin e kaosit të krijuar dhe burgosjes së mjekëve të rinj si pasojë e ligjit për trajtimin e veçantë të studentëve të mjekësisë.

Kolindo Vjerdha aktivist nga ‘Qëndresa Qytetare’ i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se është pse studentët janë treguar të gatshëm për të qëndruar në vendin e tyre sërish qeveria përmes këtij ligji po përpiqet që t’i largojë ato duke e lënë vendin pa mjekë.

Pjesë nga deklarat e tij:

Kolindo Vjerdha: 'Sot studentët besoj që janë kryefjala e gjithë diskutimeve për sa kohë ata vazhdojnë të jenë në shesh dhe vazhdojnë të kundërshtojnë një vendim të parlamentit që nisi nga qeveria.

 Realisht nëse ne do t’i referohemi termave jo patriotike, mjafton të shohim se sa i kushton shtetit shqiptar një njeri që mund të dënohet për 25 vite afërsisht 224 mijë euro, ndërsa një student i cili përfundon ciklin e plotë të studimeve  gjashtë vjecare sipas kostove të përllogaritur nga bordi i administimit të universitetit është vetëm 14 mijë euro. 

Padyshim që studentët janë shprehur se ne duam të qëndrojmë dhe e kanë treguar atë në aspektin që janë të gatshmë të punojnë në Shqipëri dhe kjo formë detyruese që po i  bëjnë studentëve besoj është padrejtësia më e madhe.

 Nuk mund ta cilësoj këtë ligj si një mundësi punësimi, sepse nëse do të konsiderohej kështu kjo mundësi punësimi duhet të shtrihet edhe për shkollat e tjera.

Pra ka shumë elemente që janë përdorur për të ndryshuar opinionin dhe qasjen e opinionit publik pikërisht që sot të kishte një pikëpyetje të madhe për këta student që sot dalin e protestojnë.

Në fakt çdo element, po të ndalemi në këtë ligj është detyrues, ku ne sot po shohim një rezultat tjetër, ku ky ligj po na lë pa mjek’.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco