'Qeveria fryu abuzivisht koston për studentët e mjekësisë, e trefishoi'

'Qeveria fryu abuzivisht koston për studentët e mjekësisë, e trefishoi'

18:04, 10/10/2023
A+ Aa A-

Qëndresa Qytetare ka denoncuar ditën e sotme se si qeveria ka fryrë abuzuvisht kostot e llogaritura për studentët e mjeksëisë duhet të paguajnë nëse largohen nga Shqipëria.

Duke e faktuar edhe me dokumente, sipas Qëndresës Qytetare, që prej vitit 2019, Bordi i Administrimit të Universitetit të Mjekësisë, ka përllogaritur se kostoja e një studenti mjekësie për një vit është rreth 2300 euro.

Por, në relacionin shoqërues të ligjit, ku i detyron studentët e mjekësisë të qëndrojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve, vlera është fryrë në mënyrë abuzive, rreth 3 herë më shumë duke e çuar në 6500 euro.

Sipas Qëndresës Qytetare, ky informacion i pasaktë, ka ndikuar tek qindra studentë për ti qëndruar larg Universitetit të Mjekësisë për shkak të pamundësisë financiare duke marrë në konsideratë universitetet private, tarifa e të cilëve shkon në vlerën 6500 euro apo për të zgjedhur studimet jashtë vendit.

Qëndresa Qytetare i është drejtuar me një kërkesë deputetëve të Kuvendit dhe Komisionit të Edukimit në Parlament, ku u kërkon që të verifikojnë mbi vërtetësinë e informacionit të përcjellë nga qeveria dhe të nisin procedurën hetimore ndaj Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco