Studenti i mjekësisë: Sot nuk u zhvillua 'Ceremonia e Bluzave të Bardha', por protestë, universiteti tentoi ta paraqiste si ditë normale

18:42, 02/10/2023
A+ Aa A-

Në ditën e parë të vitit akademik studentët e vitit të parë në Fakultetin e Mjekësisë  kanë zgjedhur të  protestojnë përpara universitetit  dhe të bojkotojnë mësimin në shenjë kundërshtimi të vendimit të qeverisë për nënshkrimin e një kontrate që i detyron ata të kthejnë paratë e tyre në rast se vendosin të mos qëndrojnë në Shqipëri, në pesë vitet e para të punësimit.

Studenti i mjekësisë Zino Veleshnja i ftuar në ‘Task Force’ tregon se qeveria nuk e ka marrë parasysh revoltën e studentëve dhe këtë e tregoi vetë Universiteti i Mjekësisë i cili pasqyroi në rrjetet e tyre zyrtare  vetëm momentin kur stafi drejtues dhe një grup studentësh promovonin bluzat e bardha. Sipas Veleshjas, ky ishte një kontrast tepër i madh nga realiteti.

“Më shumë se protestë ishte nisja e asaj që prej gati 3 muajsh në lidhje me bojkotimin e vitit akademik  nëse nuk do të kishim një përgjigje pozitive nga qeveria dhe kuvendi i Shqipërisë  për fillimisht mosmiratimin e projektligjit dhe tani për anullimin e tij. 

Ishte një bojkot i paralejmëruar , duke marrë shkas edhe nga organizimi paralelisht i asaj që zyrtarisht quhet ‘ceremonia e bluzave të bardha’  e mirëseardhjes së studentëve të rinj, por siç u transmetua ishte  komplet e kundërta. Në atë moment që ka ndodhur ajo skenë ne kemi qënë prezentë  një pjesë e jona dhe është një kontrast shumë i madh në momentin që në një krah të skenës pozohej nga stafi drejtues i fakultetit me një pjesë studentësh që kishin veshur bluzat e bardha e shumica e studentëve merrnin bluzat e tyre në këtë formë që e patë.

Ndërkohë që patjetër në faqën zyrtare të llogarisë së Fakultetit  të Mjekësisë janë transmetuar fotot e bukura  të realizuara me fotograf pensionist, ndërkohë që ky realitet nuk transmetohet.“

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco