VIDEO-SYRI TV/ Nis mbledhja e patates në Shishtavec, fermerët: Prodhim i dobët këtë vit

17:50, 02/10/2023
A+ Aa A-

Këtë sezon tregu duket se do të ketë më pak patate të Kukësit. Kështu shprehen fermerët e Shishtavecit, të cilët tregojnë se prodhimi është më i pakët, ndërsa çmimi është rritur.

Nga SYRI TV

Në Shishtavec vjeshta nis me vjeljen e patates së famshme të Kukësit. Fermerët i gjen në ara, duke marrë frytet e punës, por për këtë sezon janë të pakënaqur për shkak të prodhimit të pakët.

Teksa prodhimi ka rënë, fermerët paralajmërojnë rritje të çmimit në treg të patates.

Kjo gjë është reflektuar menjëherë në tregun e pakicës në Kukës.

Patatja e Shishtavecit për nga cilësia zë vendin e parë në rajon, kjo lidhet nga shumë faktorë si: kultivimi në lartësi mbi 1400 metra mbi nivelin e detit, mos përdorimi i plehrave kimik apo helmet e pesticidet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco