Shpopullimi masiv/ 15 programe rrezikojnë të mos hapen në Universitetin e Elbasanit

Shpopullimi masiv/ 15 programe rrezikojnë të mos hapen në Universitetin e Elbasanit

09:58, 02/10/2023
A+ Aa A-

15 programe rrezikojnë të mos hapen këtë vit akademik në Universitetin e Elbasanit. Këto janë programe që nuk konsiderohen të mbyllura, por nuk hapen vitet e para.

Kjo sepse me ligj që një program të mbyllet duhet të ketë 0 studentë në të treja vitet e tij.

Degët që rrezikojnë mbylljen janë gjuha gjermane, histori-gjeografia, dega e gjuhës frënge, dega e gjuhës italiane, etj.

Për programet që rrezikojnë të mbyllen do mblidhet senati në ditët në vijim që do vendosë për ulje të numrit studentëve ose për programet që mbyllen u jepet mundësia në programe të tjera.

Ndërkohë rreth 20 mijë studentë do të ulen për herë të parë në bankat e universiteteve.

Nga ana tjetër,  Universiteti Bujqësor i Tiranës, këtë vit ka arritur të marrë më shumë studentë. Ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit në Universitetin Bujqësor nuk rrezikoi mbylljen e asnjë dege studimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco