Vlorë, rënie e ndjeshme e numrit të studentëve në universitetin 'Ismail Qemali'

Vlorë, rënie e ndjeshme e numrit të studentëve në universitetin 'Ismail Qemali'

09:10, 02/10/2023
A+ Aa A-

Ka nisur viti i ri akademik edhe në universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë, ku pavarësisht mbarëvajtjes së procesit në aspektin profesional, problemi më i madh dhe i vetëm është rënia e ndjeshme e numrit të studentëve nëpër auditore.

Këtë mëngjes të 2 tetorit, SYRI TV është pozicionuar pranë hyrjes së Fakultetit të Shkencave Humane, jo pa arsye, po për të qënë më afër gjendjes në këtë fakultet duke qenë se ka qenë një nga pikat më të rrezikuara për mbyllje të degëve.

Për të dyja ciklet e studimit, master dhe bachelor, të paktë janë studentët, të cilët janë regjistruar në degë të Mësuesisë, Sociologjisë apo edhe të “Media komunikimit”, e cila është një nga degët më të reja që FSHH ofron.

Po të njëjtën gjë mund të themi edhe për Fakulttin e Shkencave Natyrore, ku edhe atje duket që ka një rënie të ndjeshme të numrit të studentëve, të cilët do të ndjekin programet e studimit për këtë vit akademik.

Ndërsa lëndët, Kimi, Fizikë, Matematikë dhe Gjuhë italiane nuk regjistrojnë ende asnjë student.

Nga të dhënat paraprake nga Rektorati mësohet se fakulteti më i kërkuar është ai i Shëndetit Publik, dega Infermieri me  rreth 240 studentë të regjistruar dhe dega Mami me  rreth 70 studentë të regjistruar

Në fakultetin Ekonomik janë regjistruar 100 studentë dhe tek Shkencat Teknike 175 studentë të regjistruar në fazën e parë .

Vlen për t’u theksuar se aktualisht vazhdon faza e dytë e regjistrimeve në universitetin “Ismail Qemali”.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco