KAFE SHQETO/ Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet, avokati: Besoj që është e afërt dita!

08:40, 02/10/2023
A+ Aa A-

Shqipëria dhe Italia vetëm pak ditë më parë kanë rënë dakord mbi marrëveshjen teknike për njohjen e pensioneve mes dy vendeve.

Sipas kësaj marrëveshjeje do të përfitojnë 500 mijë emigrant shqiptar që jetojnë në Itali dhe 20 mijë italianë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri.

Përmes kësaj marrëveshje do të mbulohen pensionet e moshimit, sigurimet për përfitimet për sëmundjet, lejet e lindjes si dhe sigurimin për papunësinë, si për shqiptarët që jetojnë në Itali, ashtu edhe për shtetasit italianë që jetojnë e punojnë në Shqipëri dhe derdhin kontributet e tyre këtu.

Numri i përfituesve pritet të jetë i lartë. Zyrtarisht përllogaritet të jenë mbi 500 mijë qytetarë shqiptarë emigrant që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj që do të përfitojnë nga njohja e sistemit të pensioneve mes dy shteteve.

Finalizimi i kësaj marrëveshjeje, që synon trajtim të barabartë për njohjen reciproke të viteve të pensionit për qytetarët që kanë punuar në të dy vendet, ka qenë një kërkesë e hershme, veçanërisht e komunitetit shqiptar që jeton në Itali dhe një përpjekje e vazhdueshme mes palëve për të arritur në këtë hap konkret.

Dhe për të folur në lidhje me këtë çështje kaq të rëndësishme për shqiptarët ishte i ftuar në studion e emisionit ‘Kafe Shqeto’ në SYRI.TV, avokati Gentjan Alimadhi pjesë e grupit drejtues të avokatëve shqiptarë në Itali. 

Alimadhi gjatë intervistët u shpreh se kjo marrëveshje është në fazën teknike sepse nga ana politike gjithçka është gati.

''Pensionet janë një temë shumë aktuale që ju intereson shqiptarëve.Ka me dhjetëra mijëra shqiptarë që presin në Itali që t’ju njihen pensionet, t'ju bashkohen ato vite të kontributeve, por e çuditshme është se ka dhe shqiptarë që janë bërë italian dhe ndërkohë pretendimin e kërkojnë në atë veshjen e dyfishtë, pra dhe si italian dhe si shqiptar që t'ju njihen pensionet e Shqipërisë. Kjo marrëveshje me sa kam dhe informacione është në fazën teknike sepse duket se nga ana politike është gjithçka gati. Ndryshe nga sa tha kryeministri në fillim duhet firmosur dhe pastaj duhet ratifikuar nga Parlamenti, kështu që jemi në fazën akoma të firmës. Janë zyrat e ministrive përkatëse që duhet të japin OK nga ana teknike, kështu besoj që është e afërt dita. Këtu nuk mund të mohojmë ndihmën e madhe që ka dhënë senatori Italian Tommaso Nannicini dhe disa shoqata të tjera që kanë dhënë një shtysë të madhe në arritjes e kësaj. Shpesojmë që të mos jetë një iluzion i radhës i gjithë atyre shqiptarëve të cilët presin me padurim që t'ju njihet kjo dhe nuk duhet të humbur dhe kohë sepse mbas disa dekadash nuk do të ketë më nevojë.'' u shpreh avokati Alimadhi për 'Kafe Shqeto'.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco