VIDEO-SYRI TV/ Selenica e pasur nëntokë, e varfër në sipërfaqe

12:22, 01/10/2023
A+ Aa A-

Edhe pse është një nga zonat më të pasura për pasuritë nëntokësore, Selenica asnjëherë nuk e ka shfrytëzuar pasurinë e saj. Kompanitë të cilat nxjerrin bitumin nga miniera e Selenicës asnjëherë nuk janë detyruar nga shtetit që një pjesë të fitimeve ta investojnë në zonë.

Nga SYRI TV

Selenica është e njohur për pasuritë e saj nëntokësore, të cilat në disa dekada janë nxjerr prej tokës së saj. Edhe sot prej minierës nxirren shumë të ardhura nga shitja e bitumit, të ardhura që sipas banorëve nuk përkthehen në investime për zonën.

Ata pak banore te cilët kane mbetur ne zone shprehen se si rrjedhojë e mungesës së vendeve të punës dhe ekonomisë së dobët, pjesa më e madhe e banorëve të Selenicë janë larguar. Në qytet sot ka mbetur vetëm mosha e tretë, teksa të rinjtë numërohen me gishtat e dorës.

Sipas informacioneve minierën për nxjerrjen e bitumit e shfrytëzojnë 4 firma shqiptare. Por asnjëra prej tyre nuk ka respektuar kontratën që si kompensim të asaj që përfitojnë, një pjesë të të ardhurave ta kthejnë në investim për zonën Selenicës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco