SYRI TV/ Aktivistë e qytetarë protestë para parlamentit për 'minimumin jetik'

14:46, 21/09/2023
A+ Aa A-

Qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë protestuar këtë të enjte para parlamentit për minimumin jetik, duke i bërë thirrje deputetëve që të shqyrtojnë dhe miratojnë projektligjin. Sipas protestuesve miratimi i minimumit jetik është domosdoshmëri, pasi varfëria në vend po thellohet çdo ditë e më shumë.

Nga SYRI TV

Teksa në Kuvend nisi seanca plenare, këtë të enjte qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile protestuan para parlamentit për minimumin jetik. Ata i bënë thirrje deputetëve që të shqyrtojnë dhe miratojnë projektligjin e propozuar dhe dorëzuar nga ata para 6 muajve në Kuvend. Pjesëtarë të Lëvizjes Bashkë  theksuan se miratimi i minimumit jetik është domosdoshmëri, pasi varfëria në vend po thellohet çdo ditë e më shumë.

Edhe institucioni i Avokatit të Popullit ka kërkuar të përcaktohet minimumi jetik, ndërkohë që opozita ka propozuar në kuvend vendosjen e një dyshemeje për minimumin jetik, 200 euro, bazuar edhe në gjetjet e raportit të Avokatit të Popullit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco