Parashikimi i motit për ditën e nesërme, e enjte 21 shtator

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, e enjte 21 shtator

12:49, 20/09/2023
A+ Aa A-

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak:  Për ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimatre.

Në orët e mesditës vranësirat përgjatë relieveve malore do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të uëlt.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 16 deri 34°C
në zonat e ulëta 16 deri 35°C
në zonat bregdetare 19 deri 33°C
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco