Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Zv.presidenti Rai3, Ranucci, që tronditi dy anët e Adriatikut përgënjeshtron Top Channel: Po riciklojnë një ‘fake news’, jam gazetari më vlerësuar në historinë e RAI-t

SYRI TV/ Bie prodhimi i rrushit në Roskovec, fermerët: U dëmtua nga moti

11:33, 18/09/2023
A+ Aa A-

Prodhimi i rrushit këtë vit nuk duket i mbarë për fermerët. Teksa kanë nisur vjeljen e vreshtave, fermerët e Roskovecit tregojnë se prodhimi këtë sezon është përgjysmuar për shkak të dëmtimit nga kushtet atmosferike.

Nga SYRI TV

Fermerët në fshatrat e bashkisë Roskovec, tregojnë se prodhimi i rrushit për këtë vit është përgjysmuar nëse e krahason me prodhimin e një viti më parë. Sipas fermerëve, kjo situatë po i çon drejt falimentimit.

Një tjetër problem për fermerët e vreshtave, është dhe mungesa e mbështetjes nga shteti.

Në të tilla kushte, fermerët në Roskovec, paralajmërojnë shkuljen e hardhive dhe braktisjen e vreshtave.

Gazetar: Xh. Beharaj

Operator: A. Mara

Montazhier: O. Pajo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco