KAFE SHQETO/ Bombula hedh në erë banesën, Dulevic: Shteti nuk jep dëmshpërblim për raste të tilla

KAFE SHQETO/ Bombula hedh në erë banesën, Dulevic: Shteti nuk jep dëmshpërblim për raste të tilla

09:47, 18/09/2023
A+ Aa A-

Zaptimi i hapësirave publike po rrezikon dukshëm jetën e qytetarëve shqiptar. Konkretisht ditën e djeshme në zonën e “Misto Mames’ një banesë është përfshirë nga flakët dhe banorët e banesave përreth janë asfiksuar nga flakët.

I ftuar mëngjeisn e sotëm në “Kafe Shqeto" ishte inxhinieri elektrik, Azmer Duleviç i cili ka treguar se në shumicën e rasteve faji është i instancave të shtetit pasi në kontratat që ka me qytetarët nuk parashikojnë asnjë dëmshpërblim.

Pjesë nga deklarata e tij:

Flavio : Në momentin që një qytetar shqiptar disponon një kontratë me KESH, pse duhet që ai të vazhdojë të jetë i siguruar nga tërmeti, apo për pronën dhe asnjë nga këto kompani kurrë në historinë e tyre nuk ka dëmshpërblyer qytetarët?

Azmer Dulevic: 'Faktikisht është shumë e vërtetë në shumë raste kur ka qenë faji i instancave të shtetit dhe drejtoria përkatëse për rrjetin fundor që ka kontratat nuk ka pasur asnjë dëmshpërblim ose mund të ju them diçka qesharake, edhe kur ka pasur fatalitetet kur dikush ka ndërruar jetë OSHE, ka ndërruar për ndjekje penale të ndjerin pra ja ka lënë fajin atij që ka ndërruar jetë.

Pra pot a dëgjosh të gjithë këtë është absurditet dhe nga ana tjetër ne kemi një drejtori pranë ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës që është drejtoria e Albgaz-it. Kjo drejtori ka 100 punonjës që e marrin rrogën kot'.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco