Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

KAFE SHQETO/ Ngjiti malin më të lartë në Turqi, ‘aventura verore’ e Dritan Laci

12:13, 12/09/2023
A+ Aa A-

Teksa lamë pas një sezon të ngjeshur veror, duket se shumica prej nesh kishin zgjedhur si location detin për të kaluar disa ditë relaksi në shoqërinë e familjarëve apo miqve. Jemi mësuar që në rrjetet sociale të shohim postime të ndryshme të miqve tanë, duke na dhuruar panorama të plazheve me ekzotikë të vendit, por jo vetëm.

Megjithatë si duket, deti dhe rëra nuk kanë qenë zgjedhjet alternative të këtij sezoni për gazetarin e njohur Dritan Laci.

I ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ ai na ka njohur me një nga ‘aventuara e tij verore’, më e bukura do të thoja teksa ka realizuar ngjitjen në malin Arat së bashku me disa të rinj, pjesë e delegacionit shqiptar.

Pjesë nga biseda:

Flavio: Ju ishit pjesë e një delegacioni shqiptar pra një ekspedite shqiptare dhe vendosët që të kryeni këtë aventurë?

Dritan Laci: Ne u mblodhëm të gjithë së bashku për të ngjitur malin Arat, që të gjithë e njohin si mal i Noes.

Flavio: Zgjodhe të ‘sakrifikosh detin’ nuk shkove në Ksamil këtë vit…

Dritan Laci: Tani nuk dua që t’i bëj anti-reklamë kombëtares pasi do të më sulen të gjithë, por bëra disa vite që nuk e frekuentoj Shqipërinë.

Flavio: Ashtu siç ka qenë është, nuk ke humbur ndonjë gjë të madhe… Më trego pak pse zgjodhe Aratin?

Dritan Laci: Unë kisha gati pesë muaj që përgatitesha për të ngjitur malin Arat, ngjitja është bërë në muajin Gusht më datë 11 dhe është bërë hiking për gati 4 ditë dhe është gati 5137 metra dhe ka disa probematika që lidhen me aspektin shëndëtësor.

Psh, nëse ti kalon në një lartësi që është 4200 m jemi në piramidën e malit ku në një krah është Irani dhe në tjetrin Armenia dhe në krahun tjetër është Turqia që e kemi ngjitur ne. Këtë lloj sporti unë e kam kuptuar në kohën e pandemisë, duke hyrë avash avash si një ‘lloj krimbi’ dhe me këtë rast mësova dhe të tjerët.

Flavio: Keni pasur 14 shqiptarë të trojeve..

Dritan Laci: Pjesa më e madhe e tyre ishin të Kosovës, shqiptarë të Kosovës. Po ta shikoni më vëmendje ky është një mal vullkanik dhe kishte një diell përvëlues dhe aty për herë të parë unë kam vënë krem dielli, nuk kisha vënë kurrë në jetën time. Pavarësisht se kishte një lloj flladi që fryente për shkak të lartësisë, dielli i kombinuar me gurët vullkanik ishte i tmerrshëm.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco