Prindërit ngrenë shqetësimin pasi u kyçen studimet për instrumentet muzikore në shkollat 9-vjeçare

Prindërit ngrenë shqetësimin pasi u kyçen studimet për instrumentet muzikore në shkollat 9-vjeçare

21:37, 11/09/2023
A+ Aa A-

Në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan ka mbërritur shqetësimi i një prindi të kthyer nga emigracioni. Zonja thotë se nuk arriti të regjistrojë fëmijën në arsimin bazë 9-vjeçar, që fëmija të mund të vazhdontë studimin e instrumentit muzikor.

Zonja ka trokitur në shkollat “Servete Maçi” dhe “Dëshmorët e Lirisë” në Tiranë, ku përveç arsimit bazë, bëhen edhe orë për vegla muzikore.

“Unë jam një nënë e një fëmije 8 vjeç që sapo jemi kthyer nga emigracioni. Kemi jetuar për shumë vite andej dhe tani jemi kthyer në Shqipëri. Fëmija im këtë vit duhet të futet në klasë të dytë, sepse klasën e parë e ka mbaruar në Itali, ka bërë arsimin bazë plus dhe një vegël muzikore të cilin ai e ka pasion që është violinçeli. Pyeta gjithandej se ku mund të vazhdonte arsimin bazë, por në të njëjtë kohë të vazhdonte pasionin e tij me instrumentin muzikor.

Të gjithë më thanë emrat e dy shkollave, që është shkolla “Servete Maçi” dhe “Dëshmorët e Lirisë”. Shkova fillimisht te “Servete Maçi”, u interesova dhe më thanë që jo, kemi vetëm 9-vjeçaren dhe nuk e ofrojmë pjesën e instrumentit muzikor. Shkova te shkolla tjetër, të njëjtën përgjigje mora. Sigurisht unë do ta fus djalin në shkollë sepse nuk do ta lë pa arsim, por më vjen shumë keq që t’ia ndërpres këtë dëshirë që ai e ka me shumë pasion dhe nuk po di se si të veproj sepse kjo gjë nuk më duket absolutisht e drejtë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco