Lajmi i fundit

Vjedhjet me 5D të Veliajt/ Opozita sërish në protestë para Bashkisë së Tiranë

SYRI TV/ Dëmtohen vreshtat e rrushit në Lezhë, preken nga sëmundja

14:50, 08/09/2023
A+ Aa A-

Vreshtat e rrushit në fshatin Zadrimë të Lezhës janë prekur nga sëmundja e vrugut duke dëmtuar prodhimin në rreth 60% krahasur me një vit më parë. Fermerët dhe grumbulluesit shprehen se dëmi ekonomik i tyre është i madh dhe se shkaku i sëmundjes ka ardhur si pasojë  e lagështirës nga reshjet e shiut gjatë sezonit.

Nga SYRI TV

Prodhuesit e rrushit në zonën e Zadrimës në Lezhë për herë të parë këtë sezon bujqësor ndeshen me një fenomen i cili i ka sjellë dëmtim të prodhimit në vreshta. Njeri nga fermerët në zonën e Fishtës thotë se  lagështia ka bërë që në hardhinë e rrushit të shfaqet sëmundja e vrugut, e cila po i dëmton vreshtat. Sipas tij prodhimi këtë vit është 60-70% me pak se një vit më parë duke sjellë humbje të mëdha për të gjithë prodhuesit e rrushit.

Kjo situate ka sjellë pasoja edhe për grumbulluesit që nuk kanë arritur t’i plotësojnë nevojat e tyre për shkak të cilësisë së dobët dhe prodhimit të ulët të rrushit.

Sipas njohësve të kësaj fushe, vrugu është njëra ndër sëmundjet më të përhapura dhe shumë e rrezikshme për hardhinë e rrushit. Fermerët e zonës së Zadrimës shprehen se humbjet këtë vit kanë qenë tejet të mëdha dhe kërkojnë subvencionim nga shteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco