Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Tiranë, nis sot testimi i maturantëve për 'Mjekësinë e Përgjithshme', 400 do të fitojnë

Tiranë, nis sot testimi i maturantëve për 'Mjekësinë e Përgjithshme', 400 do të fitojnë

07:58, 14/08/2023
A+ Aa A-

Nis këtë të hënë (14 gusht) testimi i informatizuar për të 1813 maturantët të cilët kanë aplikuar në programin e studimit “Mjekësi e Përgjithshme”.

Vetëm 400 prej aplikantëve do të kenë mundësi që të vijojnë studimet për këtë program.

Testimi do të kryhet pranë mjediseve të Qendrës së Shërbimeve Arsimore, dhe aplikantët do të jenë të ndarë në 31 grupe. Testimi për këto grupime aplikantësh, do të mbyllet ditën e mërkurë datë 23 gusht, njofton RTSH.

Universiteti i Mjekësisë, përpos 400 aplikantëve që do të fitojnë, do të pranojë edhe 30 studentë nga trojet (5 Kosova, 5 Maqedonia e Veriut, 5 Mali i Zi, 5 Presheva, 5 Bujanovci dhe 5 Medvegja), 1 nga komuniteti rom, , ballkaniko dhe egjiptian, 2 persona me aftësi të kufizuar, 1 me statusin e jetimit dhe 30 transferime, duke e çuar në total numrin e kuaotave në 464 studentë për vitin e parë.

Kujtojmë se në muajin korrik, Kuvendi i dha "ok", miratimit të pr.ligjit për studentët e mjekësisë. Sipas këtij pr.ligji, kandidatët për studentë të Universitetit të Mjekësisë, që të pajisen me diplomë, do u duhet të punojnë 5 vite në Shqipëri, dhe më pas mund të bëjnë tërheqjen e diplomës. Ndërsa për studentët nga viti i dytë në të gjashtin, do u kërkohet në fillim të këtij viti akademik që të nënshkruajnë një marrëveshje ku angazhohen se do të qëndrojnë: përkatësisht studentët nga viti i dytë në të katërtin, tre vite punë në Shqipëri para diplomimit; dhe studentët e vitit të pestë dhe të gjatë të Mjekësisë, 2 vite punë me qëllim diplomimin.

Por nëse këta studentë që aktualisht janë në sistem nuk pranojnë marrëveshjen me Universitetin e Mjekësisë, Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, do t'u ofrohet mundësia që të paguajnë koston reale të studimit për vitet e mbetura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco