Lajmi i fundit

LIVE/ Sulmet ndaj gazetarëve, protestë para parlamentit

SYRI TV/ Shtohen vizitat në Spitalin Psikiatrik Vlorë, mjeku psikiatër Stiliano Lepuri tregon shkaqet

15:16, 01/08/2023
A+ Aa A-

Fluksi i vizitave gjatë sezonit veror ka pësuar rritje këtë vit në Spitalin Psikiatrik të Vlorës, ndërsa vihet re edhe shtimi i personave në moshë të re. Simptomat më të shpeshta janë ankthi dhe stresi. Mjeku psikiatër Stiliano Lepuri flet për shkaqet dhe shtimin e rasteve me probleme të shëndetit mendor, ndërsa tregon se ka interes për vizita edhe nga të huajt që janë rezident në Vlorë.

SYRI TV

Në spitalin Psikiatrik të Vlorës ky vit ka shënuar rritje të numrit të vizitave gjatë sezonit veror. Në qëndrën komunitare ku kryejnë vizita, por edhe në Spitalin Psikiatrik që përfshin pacientë nga gjithë jugu i vendit, rastet janë shtuar në krahasim me një vit më parë. Simptomat më të shpeshta janë ankthi dhe stresi, por nuk mbeten pas edhe pacientë që vuajnë nga përdorimi i lëndëve narkotike apo rritja e temperaturës. Kryesisht vihet re shtimi i personave në moshë të re që kërkojnë të vizitohen dhe shpesh herë ata shtrohen në spital pët te marrë mjekim më të gjatë. Mjeku psikiatër Stiliano Lepuri flet për shkaqet dhe shtimin e rasteve të personave me probleme të shëndetit mendor. 

Në Spitalin Psikiatrik të Vlorës kryhen afro 25 vizita në ditë, mes tyre edhe turistë. Mjeku tregon se ka interes për vizita nga të huajt që janë rezident në Vlorë, veçanërisht shtetas italianë.

Ekspertët e shëndetit rekomandojnë të shmangen daljet nga shtëpia në këto ditë të nxehta dhe pacientët të marrin rregullisht medikamentet e të mos konsumojnë pije alkoolike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco