Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Historia e artizanit: Vajza më vdiq në anijen ‘Vlora’, por me anijet mbaj familjen

Historia e artizanit: Vajza më vdiq në anijen ‘Vlora’, por me anijet mbaj familjen

22:49, 29/07/2023
A+ Aa A-

Meti i anijeve me vela, flet për lidhjen e përhershme të tij me anijet.

Kjo jo vetëm për arsye të dhuntisë së tij për t’i ndërtuar ato me dorë, sipas dëshirave të klientëve, por edhe për shkak te një historie të trishtë.

Një prej vajzave të tij, kur ishte 16 vjeç ne vitin 1991, humbi jetën në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria, nëpërmjet anijes “Vlora”.

“Familjen e kam mbajtur vetëm me anije. Tani nuk ka më puna ka ra. Një herë erdhi italiani më kërkoi 100 copë anije, hapi ekspozitë dhe i shiti të gjitha në emrin e tij. Unë bëj vetëm anije me vela tani.  Gocën e humba në moshën 16-vjeçe në vitin 1991. Ishte goca e dytë, e humba në anijen Vlora, ra në ujë. Ishte anije e madhe, vajzës iu këput litari dhe ra u ça. E dija se do nisej anija. Doja të bëja një shtëpi por ëndrra na u pre për gjysmë”- tha ai në 'Real People".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco