SYRI TV/ Perla e harruar e Korçës, banorët: Të moshuarit janë të vetmit që gjen në Mollas

15:37, 28/07/2023
A+ Aa A-

Mollasi është një nga fshatrat më të bukura të Korrcës, por mungesa e vëmendjes dhe investimeve e ka shpopulluar. Në të jetojnë vetëm të moshuar, ndërsa nuk flitet më për perspektivë apo projekte për nxitjen e turizmit. Dikur ka qënë një nga zonat me aktivitet më të rëndësishëm bujqësor, si dhe mollët e njohura për eksport, ndërsa sot gjithçka duket e shkretë dhe pa vëmendjen e pushtetit lokal apo qendror.

SYRI TV

Nga Mollasi i Kolonjës sot nuk ka mbetur më asgjë përveç pallateve të dikurshëm ku jetojnë pak banorë.  Dikur një fermë bujqësore dhe pranë saj edhe miniera ku ishin të punësuar shumë banorë, sot gjithçka ka mbetur e harruar me kohën. Të moshuarit janë të vetmit që kanë mbetur në këtë fshat dhe tregojnë me nostalgji vitet kur mollasi  ishte plot gjallëri.

Papunësia, dhe mungesae perspektivës për të ardhmen i ka larguar banorët  drejt emigrimit apo qendrave të mëdha urbane. Këtu dikur kishte miniera , bujqësia ishte prioritet  dhe mollët e zonës ishin të njohura në treg, madje edhe për eksport. Por sot gjithçka duket e lënë në harresë totale nga pushteti vendor e qendror.

Këtu janë dëmtuar kanalizimet e ujrave të zeza dhe ato dalin në sipërfaqe, ndrësa  rrugëvt e brendshme janë në gjendje mjaft të degraduar, dhe  pavarësisht premtime, asgjw nuk ka ndryshuar.

Ndërsa rruga që do të lidhë Korçën me Ersekën është në përfundim, devijimi i saj sipas banorëve ka prekur mjaft fshatra si Helmës, Mollas, Qinam dhe Selenicë, duke u lënë edhe më në haresë pas aneksimit të tyre.

Banorët si për ironi, kujtojnë më tepër infrastrukturën e dikurshme të atij sisitemi, që ndonëse me të metat e tij, të paktën për Mollasin kishte plot gjallëri dhe jo si sot ku njerëzit e braktisën, ashtu si dhe institucionet, e ndoshta një ditë do thuhet: Na ishte dikur një fshat i bukur, Mollasi.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco