Sot freskohet moti! Temperaturat zbresin deri në 36 gradë C

Sot freskohet moti! Temperaturat zbresin deri në 36 gradë C

08:54, 26/07/2023
A+ Aa A-

Dita e mërkurë do të sjellë tërheqje të kësaj si edhe freskim të menjëhershëm të motit.
Megjithatë, kthjellimet do të jenë dominante deri pasdite kur priten vranësira nëpër të gjithë territorin e vendit, më të dukshme në zonat malore veriore dhe verilindore.

Parashikohet që edhe gjatë natës moti të jetë i qëndrueshëm ku kthjellimet do të mbizotërojnë, por vranësirat mbeten të pranishme në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat maksimale duke u luhatur nga 17°C deri në 36°C.

Sipas Meteoalb, era do te fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco