Iu shkrumbua banesa në Berat, qytetari-bashkisë: Më ndihmoni, jam në qiell të hapur

Iu shkrumbua banesa në Berat, qytetari-bashkisë: Më ndihmoni, jam në qiell të hapur

10:40, 22/07/2023
A+ Aa A-

Krenar Gjata nga Berati i ka drejtuar një apel për ndihmë bashkisë së qytetit pasi shtëpia e tij u dogj mëngjesin e kësaj të shtune.

Shkak dyshohet të jetë bërë bombola e gazit, ndërsa dëmet janë vetëm materiale pasi 6 anëtarët e familjes nuk kanë qenë në shtëpi në momentin që ka rënë zjarr. Banesa ndodhet në lagjen “Donika Kastrioti”.

Gjata kërkon ndihmë nga institucionet vendore që të marrin masa për strehimin e tij dhe të familjes pasi tashmë janë në qiell të hapur, pa asnjë të ardhur pasi çdo gjë që kishin u shkrumbua brenda banesës.

“Me televizor, me divane, me rroba, me të  tëra janë djegur. Apeli im është i lutem bashkisë të më ndihmojë se jam në qiell të hapur. Po pati mundësi kryetari i bashkisë të më ndihmojë se jam në qiell të hapur, nuk kam se ku te fle, nuk kam se ku të rri,” – u shpreh kryefamiljari Gjata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco