VIDEO-SYRI TV/ Banorët e Qesarakë 3 ditë pa ujë: Nuk na furnizojnë, shkojnë e mbushin pishinat

19:08, 21/07/2023
A+ Aa A-

Banorët e zonës Qesarakë Kodër prej 3 ditësh vuajnë mungesën e ujit. Ata thonë se punonjësit ia kalojnë përgjegjësinë njëri-tjetrit, ndërsa i gënjejnë duke iu thënë se do të vijë uji. SYRI TV u interesua edhe pranë depove të Dajtit, ku punonjësi pohoi se uji është me orar dhe e hap kur t’i vijë urdhri, ndërsa thotë se në zonën në fjalë ka pasur defekt që pritet të rregullohet.

Nga SYRI TV

Prej 3 ditësh banorët e zonës Qesarakë Kodër në rrugën ‘Ramazan Gaxheri’, vuajnë mungesën e ujit, teksa temperaturat e larta po arrijnë kulmin. Ata shprehen se janë të detyruar ta mbushin ujin në Dajt, por sërish nuk plotësohen dot nevojat për të gjithë pjesëtarët e familjes. Dyshimet e tyre janë se uji dërgohet në pishinat private të zonës, duke lënë kështu pa furnizim këtë lagje.

Sipas banorëve punonjësit ia kalojnë përgjegjësinë njëri-tjetrit, ndërsa vazhdimisht i gënjejnë se do u sjellin ujin. SYRI TV u interesua edhe pranë depove të Dajtit, aty ku punonjësi tha se tani u ka ardhur urdhri të hapin ujin, e më pas se defekti kishte ndodhur vetëm në zonën në fjalë.

Ankesat e banorëve deri më tani kanë rënë në vesh të shurdhër, ndërsa problemi me mungesën e ujit përbën një absurd në këtë zonë ku burimi është fare pranë, por banorët si për ironi lihen duke u tharë për pikën e ujit në mes të verës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco