Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO SYRI TV/ Shqipëria 'digjet' nga i nxehti, të moshuarit: Nuk na ka këshilluar askush

15:45, 16/07/2023
A+ Aa A-

I nxehti afrikan ka përfshirë Shqipërinë. Gjirokastra dhe Berati janë dy qytetet ku temperaturat pritet të arrijnë nivele rekord. Të moshuarit, në këto qytete, tregojnë se nuk kanë marrë asnjë këshillë për përballimin e të nxehtit. Nga ana tjetër, duket se autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë për qytetarët në këto ditë të të nxehtit ekstrem.

Nga SYRI TV

Shqipëria është përfshirë nga vala e të nxehtit ekstrem, ku temperaturat kanë arritur mbi 40 gradë celcius në disa qytete të vendit.

Gjirokastra është një nga qytetet më të goditura nga i nxehtit. Orët e pikut zbrazin rrugët nga lëvizjet e njerëzve. Të moshuarit, kategoria më e rrezikuar nga i nxehti, shprehen se janë ngujuar në banesa, por thonë se nuk kanë marrë asnjë informacion rreth situatës nga autoritetet vendore dhe ato shëndetësore.

Edhe në Berat, termometri shënon mbi 42 gradë. Rrugët janë bosh, por disa të moshuar kanë vijuar rutinën e tyre, teksa ankohen se me mundësitë ekonomike që kanë, nuk mund të shkojnë në bregdet apo në vende të tjera, ku mund të përballojnë temperaturat e larta.

Në disa vende të Europës janë ngritur nivelet e alarmit për shkak të të nxehtit, por në Shqipëri një gjë e tillë deri më tani ka munguar nga autoritetet publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco