SYRI TV/ Fshati Zagradec pa qendër shëndetësore, kryebashkiaku s' mbajti premtimin

14:44, 13/07/2023
A+ Aa A-

Fshati Zagradec në Devoll nuk ka qendër shëndetësore. Kryetari bashkisë Edi Duro premtoi rikonstruksionin e një objekti për ta kthyer në qendër shëndetësore, por premtimi nuk është mbajtur.

SYRI TV

Kështu shprehej për RTSh Korça dy vjet më parë kryetari Bashkisë Devoll, i cili premtonte rikonstruksion të godinës për ta kthyer atë në qendër shëndetësore.

Siç shihet nga pamjet, ish-shkolla e fshatit Zagradec, që u premtua për t`u kthyer në qendër shëndetësore, vijon të jetë rrënojë.

Banorët ankohen se në mugesë të qendrës shëndetësore, nuk kanë as mjekë dhe infermier, ndërsa shërbimin mjekësor detyrohen ta marrin në fshatin Tren. 

Për shkak të mungesës së shërbimeve dhe pamundësisë për të ndërtuar jetën në këtë fshat, shumë banorë kanë zgjedhur të largohen prej tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco