SYRI TV/ Parkimi në Gjirokastër, turistët e huaj: Tarifa më e lartë se në vendin tonë

16:02, 11/07/2023
A+ Aa A-

Parkimi i Gjirokastrës i cili është në përfundim e sipër, nuk po shërben për parkimin e makinave të turistëve. Këta të fundit thonë se tarifa e vendosur është shumë e shtrenjtë, madje kushton më shumë se ne vendet e tyre dhe për këtë arsye nuk kanë parkuar mjetin e tyre për të vizituar më pas zonën muzeale. Për turistët e huaj çmimi nuk mund të përballohet nga shqiptarët.

SYRI TV

Parkimi nëntokësor ne Gjirokastër ka një hapësirë prej 10.000 metrash katror. Investimi është kryer për të lehtësuar turistit dhe pushuesit që vijnë të vizitojnë zonën muzeale të Gjirokastrës, por jo vetëm nuk ka ndryshuar asgjë, por turistët teksa shohin çmimin largohen për të parkuar në një vend tjetër. Ata krahasojnë çmimet me vendet nga ata vijnë dhe shprehen se këtu janë shumë shtrenjtë.

‘Është pak shumë duke marr parasysh ekonominë lokale të vendit tuaj. 2 euro në ditë për ju këtu është shumë, ne kaq nuk paguajmë në Itali. Ne pamë që tarifat ishin shumë të larta për këtë motiv gjetëm vend poshtë të lirë dhe parkuam’, u shpreh një turist.

‘Në Vjenë 9 orë kushtojnë 1 euro, por mendoni që është një qytet i madh pikërisht çmimi i lartë këtu bën që makinat të largohen prej parkimit’, thotë një tjetër turist.

‘Unë jam nga Austria hera e parë që vij në Shqiperi vendosëm të parkojmë këtu sepse është falas biletat mendoj se janë të shtrenjta. Në qytetin tim s’ka tarifa parkimi njerëzit parkojnë në vende publike dhe më pas për të vizituar qendrat historike marrin trenin’, tha turisti.

Investimi në sheshin e Çerçizit së bashku me parkingun ka kushtuar rreth 2,87 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco