Stimulimi i degëve jo të preferuara, Fuga: Mos vajtja e studentëve në këto profile, një argument i shëndoshë i shoqërisë

Stimulimi i degëve jo të preferuara, Fuga: Mos vajtja e studentëve në këto profile, një argument i shëndoshë i shoqërisë

16:29, 09/07/2023
A+ Aa A-

Akademiku Artan Fuga, profesor dhe Doktor i Shkencave ka folur në lidhje me nismat e qeverisë për stimulimin e studentëve, duke i paguar ata, nëse zgjedhin disa degë të caktuara, që për ata janë të padëshiruara, por që për qeverinë shihen si prioritare për të ardhmen.

Sipas Fugës, ne nuk mund ti zgjidhim problemet që krijohen duke paguar para, pasi sipas tij, ne po e krijojmë vetë problemin në këtë mënyrë, duke i shkuar krizës me kokë dhe kur arrijmë në fund, nuk kemi nga t’ia mbajmë.

Si ju duket nisma e qeverisë për të nxitur studentët për të shkuar në degët që nuk janë shumë të preferuara, por shteti i konsideron si prioritare, mësuesia veçanërisht, dhe aspekti tjetër i saj, a mos po investohet shumë qeveria me buxhetin e saj duke krijuar këto pagesa nëpër studentë, kur fondin mund ta çonte për rritjen e pagave të mësuesve?

Sigurisht që është e nevojshme të mbështetet studenti, sepse mjafton të bësh raportin mes pagës mesatare dhe të ardhurave mesatare të një familjeje shqiptare në rrethina dhe shpenzimet që ata kanë për ta sjellë fëmijën me studime në Tiranë, është e papërballueshme.

Ne nuk mund të zgjidhim problemet që i krijojmë vetë në shoqëri duke paguar para. Pra, ne e krijojmë vetë problemin, shkojmë deri te kriza me kokë sepse nuk dëgjojmë asnjë dhe në fund themi paratë. Së pari duhet menduar mirë që programet mësimore në sistemin universitar duhet të jetë të orientuara drejt dinamikave që e zhvillojnë vendin.

Mos vajtja e studentëve në këto profile, është një argument i shëndoshë i shoqërisë. Është fat i madh që nuk shkojnë. Është sikurse audienca të braktisë së pari një televizion dhe si reagim televizioni ti thotë audiencës që, shiko, për çdo film që ju do shikoni, ne do t’ju japim para. Jo, nuk bëhet kjo. Jepi sa të duash, por e shton krizën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco