Maturantët, vetëm 6 ditë afat për të zgjedhur degët e preferuara

Maturantët, vetëm 6 ditë afat për të zgjedhur degët e preferuara

16:39, 07/07/2023
A+ Aa A-

Për maturantët duket se nuk ka pushime këtë verë. Pas provimeve të maturës dhe procesit të rikorrigjimit, në fund të korrikut do të hapen aplikimet për në universitete.

6 ditë afat do të kenë të rinjtë për të përzgjedhur online 10 programe studimi sipas prefrerencave të tyre. Ky proces do të nisë më 29 korrik në portalin e-Albania.

Arjan Xhelaj, drejtori i rrjetit akademik tregon se të rinjtë po orientohen gjithnjë e më shumë nga tregu i punës.

Vitet e fundit kandidatët po synojnë degët që pas studimeve ju sigurojnë punësimin si brenda ashtu dhe jashtë vendit. Mjekësia, teknologjia e informacionit dhe infermieria janë programet më të kërkuara nga të rinjtë, ndërsa më pak e dëshiruara është mësuesia. Por me vendimet e reja të qeverisë do të shihet se si do të jetë orientimi i maturantëve të këtij viti.

Për degën e mjekësisë së përgjithshme u rikthye konkursi për përzgjedhjen e kandidateve fitues. Krahas rritjes së kuotave në 500 pranime për këtë degë, qeveria vendosi kushtin që studentët e rinj duhet të punojnë 5 vjet pas studimeve në Shqipëri, në të kundërt nuk u lejohet aplikimi për mjekësi. Ndërsa mësuesia, turizmi dhe bujqësia, si degë prioritare, do të mbështeten më bursë sa paga minimale.

Të rinjve që përzgjedhin këto degë u është hequr kriteri i mestares 8.5 dhe pavarësisht notave që mund të marrin gjatë 3 viteve të studimit bursa mujore nuk u ndërpritet. Referuar kritereve të reja, kuotave dhe aplikimeve për çdo program studimi, në fund të gushtit do të behët shpallja e kandidateve fitues.

Në fillim të muajit shtator nis procesi i regjistrimit në Universitete, i cili do të ketë vetëm dy raunde. Ndërsa më 2 tetor nis viti akademik në të gjitha institucionet e arsimit të lartë publik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco