Trupa mjekësore e vjetruar dhe në prag pensioni, rrezikohet zëvendësimi nga emigrimi i të rinjve

Trupa mjekësore e vjetruar dhe në prag pensioni, rrezikohet zëvendësimi nga emigrimi i të rinjve

07:16, 07/07/2023
A+ Aa A-

Nëse studentet e fakultetit të mjekësisë rezistojnë të pranojnë marrëveshjet për të punuar rreth 5 vite pas përfundimit të studimeve në Shqipëri, atëherë shumë shpejt mjekët që dalin në pension nuk do të mund të zëvendësohen, teksa për plotësimin e standardit të mjekëve të për numër banorësh që Shqipëria e ka tashmë shume të ulët, as që bëhet fjalë.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar në Kuvend se aktualisht rreth 5400 mjekë ofrojnë shërbim në sistemin shëndetësor, përkthyer në 1.93 mjekë për çdo 1 000 banorë. Mbetet ende punë për të rritur më tej dendësinë e mjekëve në vend, dhe për ta çuar në nivelin e vendeve të rajonit (2.6 mjekë/ 1 000 banorë), e më tej edhe në nivelin e vendeve të OECD (3.6 mjekë/ 1 000 banorë).

Ministria e Shëndetësisë njofton se një nevojë imediate për të adresuar në mënyrë më shteruese dhe më konkrete fenomenin e largimit të mjekëve nga sistemi dhe nga vendi dhe boshllëqet e krijuara. Nga ana tjetër trupa mjekësore ne pjesën më të madhe të saj i përket grup-moshës 55-65 vjeç, çka do të thotë se shume shpejt vendi do të jetë në vështirësi në zëvendësimin e tyre.

“Projeksionet dhe vlerësimet e situatës për të ardhmen janë bërë duke marrë parasysh një sërë faktorësh, si përqindjen e mjekëve të cilët dalin në pension çdo vit, peshën që zënë mjekët e moshës 55-65 vjeç, si dhe prurjet e reja që do të ketë sistemi prej licencimeve në sistemin publik dhe jopublik. Sa më sipër nevojiten politika dhe programe afatmesme që të sigurojnë disponibilitetin e profesionistëve të shëndetësisë për të garantuar që fuqia e punës në shëndetësi t’i përgjigjet mbi të gjitha sigurisë së shëndetit të popullatës, bazuar në zhvillimet demografike dhe në përgjigje të fenomeneve si ai i mobilitetit të mjekëve në vende të tjera” analizon Ministria e Shëndetësisë.

Së fundmi qeveria ka propozuar një projektligj “ Për trajtimin e veçante të Studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të dytë të programit mjekësi e përgjithshme, në të cilin synohet nënshkrimi i një marrëveshje me studentët e mjekësisë për të punuar 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve, kundrejt përjashtimit nga tarifa, në të kundërt do të duhet të përballojnë vetë kostot e shkollimit të cilat arrijnë në rreth 6500 euro në vit.

Qeveria argumentoi se projektligji u propozua nga interesi publik për të garantuar plotësimin e nevojave për burime njerëzore në kryerjen e shërbimeve të shëndetit publik në institucionet shëndetësore është mjaft i lartë./Monitor 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco