SYRI TV/ Goskova vuan për mungesë të ujit të pijshëm, banorët: Uji i përzierë me ujërat e zeza

13:30, 06/07/2023
A+ Aa A-

Prej vitesh banorët e fshatit Goskovë, i cili është jo shumë larg Korçës vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Sipas tyre ka pasur investime, por uji është përzierë me ujërat e zeza dhe nuk konsumohet. Një tjetër problem për këta banorë mbetet infrastruktura rrugore, ata thonë se u premtojnë gjatë fushatave por kur ato mbarojnë nuk kujtohet njeri

SYRI TV

Në këtë fshat janë rreth 300 familjeve të cilët vuajnë për ujin e pijshëm. Banorët shprehen se analizat për ujin kanë treguar se është i ndotur dhe nuk konsumohet dhe u është dashur të hapin edhe puse. Ata kanë bërë ankesa por nuk i është dëgjuar zëri nga institucionet vendore.

Një tjetër problem që ata i shqetësojnë janë edhe rrugët. Banorët shprehen se premtojnë gjatë fushatës por kur mbaron ata lihen në harresë. 

Banorët e Goskoves kanë vuajtur prej shumë vitesh për mungesë të ujit te pijshëm, por edhe pse ka pasur ndërhyrje, sërish ata hasin probleme sepse uji i pijshëm është përzierë me ujërat e zeza.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco