VIDEO-SYRI TV/ Maturantët, interes për rivlerësim të tezave

20:03, 03/07/2023
A+ Aa A-

Këtë të hënë maturantët që kërkojnë rivlerësim të testit janë paraqitur në shkollat përkatëse për të kryer procedurat, por për rivlerësim në QSHA do të dërgohen vetëm tezat e vlerësuara sipas komisionit përkatës dhe jo të gjitha tezat e ankimuara. Në gjimnazin ‘Sami Frashëri’ matematika rezulton të jetë lënda që ka pasur më shumë kërkesa për rivlerësim teze. Procesi i rikorrigjimit nga QSHA pritet të mbyllet brenda datës 7 korrik.

Nga SYRI TV

Kjo e hënë e 3 korrikut u vu në dispozicion të maturantëve që kërkojnë rivlerësim të tezave. Të gjithë nxënësit kanë të drejtë të kontestojnë vlerësimin pranë shkollave përkatëse, por jo të gjitha tezat e ankimuara do të dërgohen për rivlerësim në QSHA. Dy komisione të ndryshme, me mësues që korrigjojnë në mënyrë të pavarur vlerësojnë tezën, dhe nëse ka mospërputhje është një komision i tretë që vlerëson notën. Drejtoresha e gjimnazit ‘Sami Frashëri’, Majlinda Ziu tregon se komisionet lëndore me stafin pedagogjik përkatës japin vlerësimin dhe më pas është shkolla që dërgon kërkesën për rivlerësim.

Në gjimnazin ‘Sami Frashëri’, matematika është lënda që ka pasur më shumë kërkesa për rivlerësim teze, e më pak kërkesa janë regjistruar në lëndët e tjera.

Procesi i rikorrigjimit nga QSHA pritet të mbyllet brenda datës 7 korrik në mënyrë që maturantët të mos kenë vonesa në proceset e tjera për regjistrimin në universitet. Ankimimi i notës dhe kërkesa për rivlerësim të tezës është risi e aplikuar për herë të parë në maturën e këtij viti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco