VIDEO-SYRI TV/ Banorët e Bërxullës vijojnë protestat, kërkojnë ndërtimin e nënkalimeve

15:02, 02/07/2023
A+ Aa A-

Banorët e Bërxullës kanë protestuar sërish këtë të diel kundër projektit të autostradës Thumanë-Kashar, me thirrje ndaj institucioneve që të bëjnë transparencë për projektin. Ata bënë me dije se kanë dërguar një kërkesë për ndërtimin e 4 nënkalimeve, ndërsa kërkojnë të informohen edhe mbi dëmshpërblimin e banesave dhe pronave të tyre.

Nga SYRI TV

Ka vijuar edhe këtë të diel protesta e banorëve të Bërxullës kundër ndërtimit të aksit rrugor Thumanë-Kashar. Teksa vijojnë me thirrje ndaj institucioneve që të bëjnë transparencë për projektin, ata theksojnë se i kanë dorëzuar bashkisë një shkresë ku kërkojnë ndërtimin e 4 nënkalimeve për ta bërë zonën të aksesueshme me rrugën kryesore, por thonë se ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Të gjendur në situatë të vështirë e pa shpresë, ka nga ata banorë që duan largimin përfundimtar nga vendi. Petrit Budulla emigrant prej vitesh në Itali, kishte menduar të investonte në vendlindje, por tashmë thotë se nuk e mendon më jetesën në Shqipëri.

Prej 10 muajsh banorët e Bërxullës protestojnë kundër projektit të autostradës Thumanë-Kashar, i cili u dëmton 22 banesa dhe mbi 35 hektarë tokë bujqësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco