SYRI TV/ Mozaiku i Meandrit do zhvendoset nga pallati, inxhinieri: T’i japim vlerën që meriton

14:34, 27/06/2023
A+ Aa A-

Mozaiku i Meandrit në Durrës, i zbuluar gjatë përforcimit të strukturës së një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 4 viteve më parë do të zhvendoset. Inxhinieri i firmës zbatuese të projektit Rudi Lulaj, tregon se zhvendosja e kësaj vepre do ti jap një vlerë tjetër, se sa të qëndrojë i fshehur në pallat.

SYRI TV

Mozaiku i Meandrit, është zbuluar teksa punonjës dhe inxhinieret përforconin strukturën e një pallati në lagjen 11 në Durrës. Pas sistemimit dhe pastrimit ky mozaik pritet që të zhvendoset. Inxhinieri i firmës zbatuese të projektit te përforcimit të pallatit Rudi Lulaj, tregon se ky monument i kategorisë së parë është më mirë të zhvendoset për ti dhënë një vlerë kësaj vepre dhe jo të qëndrojë i fshehur në një pallat.

Disa ditë më parë objektin e pastruar nga mbeturina të shumta.Mozaiku I Meandrit I përket shekulli te parë dhe është monument I kategorise se parë dhe simbolizon lindjen dhe perëndimin e diellit.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco