VIDEO-SYRI TV/ Breshër i dendur në Maliq e Kukës, dëme të mëdha në bujqësi

13:36, 24/06/2023
A+ Aa A-

Pas ditëve me diell, moti pësoi një transformim, duke u shoqëruar me reshje shiu, por edhe breshër në disa zona.

Në zonën  e Maliqit, mesditën e sotme, breshëri ka qenë në formë shumë intesive, çka pritet të sjellë dëme të konsiderueshme në bujqësi, kryesisht në grur dhe frutikulturë si rrushi.

E njëjta panoramë është parë edhe në Kukës, kryesisht në zonat malore në lindje të tij Shishtavec, Topojan e Zapod. Një pjesë e mirë e kulturave bujqësore dhe drurët frutorë kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Dëmet më të shumta nga breshëri në madhësinë e një arre, u shkaktuan në parcelat e mbjella me patate.

Reshje e stuhi të tilla nuk ishin parë në këtë zonë, e për fat të keq kanë përkuar me kulmin e punëve në bujqësi, kur pritej një prodhim i mirë bujqësor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco