Shqipëri, paga më të ulëta se në Europë e rajon

17:39, 22/06/2023
A+ Aa A-

Ndërkohë që qeveria deklaron se ka rritur me ligj pagat, të cilat duhet të shkojnë në 900 euro, të dhënat nga Eurostat tregojnë të kundërtën për qytetarët shqiptarë. Sipas raporteve, në Shqipëri çmimet janë sa 61.3% e mesatares së Bashkimit Europian, ndërkohë që krahasuar me shtetet e tjera të rajonit, Shqipëria është vendi i dytë më i shtrenjtë pas Serbisë, që ka një tregues prej 62.8%. Sipas ekspertit të ekonomisë, Selami Xhepa, një nivel i tillë çmimesh nuk e përligj gjendjen e zhvillimit të ekonomisë dhe nivelin e konkurrencës në treg.

Por ndonëse kanë pagat më të ulëta mesatare në rajon, që përllogariten rreth 520 euro bruto, thuajse 40% më pak se vendet e tjera, familjet dhe individët shqiptarë përballen me çmime më të larta në blerjet e tyre të përditshme, kryesisht në produktet e shportës. Më të shtrenjta se mesatarja europiane në Shqipëri sipas Eurostat, janë bulmeti me 111.7%, vaji me 106.7%, pijet joalkolike me 108% dhe elektroshtëpiaket me 122%. Të pyetur nga Syri Tv qytetarët shprehen se po blejnë më pak, për shkak të pamundësisë për të përballur çmimet.

Kjo krizë ka prekur jo vetëm qytetarët, por edhe tregtarët. Ata flasin për rënie të ndjeshme të fuqisë blerëse.

Prej muajsh tashmë qytetarët shqiptarë janë zhytur në krizë të thellë ekonomike. Ndërkohë që pagat e tyre u rritën shumë pak, çmimet e produkteve vijojnë shtrenjtimin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco