Samir Mane përkrah sipërmarrësit e rinj të Institutit ‘Harry Fultz’

Samir Mane përkrah sipërmarrësit e rinj të Institutit ‘Harry Fultz’

16:36, 22/06/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane, sot ndau me një grup të rinjsh përvojën e tij më të mirë – atë të sipërmarrësit. Ekipi fitues i programit “Shoqëritë e nxënësve” paraqiti para tij idenë që i bëri fitues në nivel kombëtar dhe Samir Mane i ndihmoi të jenë në lartësinë e nevojshme për konkurrimin europian.

Programi “Shoqëritë e nxënësve” është krijuar nga organizata “Junior Achievement of Albania” dhe është pranuar si modul me zgjedhje në kurrikulën e arsimit të mesëm. Nxënësit që e zgjedhin programin, marrin njohuri për botën e financës dhe për mënyrat e funksionimit të një biznesi. Gjatë vitit shkollor ata përgatisin një ide biznesi dhe arrijnë ta realizojnë. Gjimnazet e vendit ku zhvillohet moduli “Shoqëritë e nxënësve” konkurrojnë mes tyre me idetë e realizuara.

Nxënësit e institutit “Harry Fultz” në Tiranë janë fituesit kombëtarë të këtij viti, me idenë e krijimit të një aplikacioni që zhvillon njohuritë financiare të përdoruesve, duke simuluar transaksione. Në prag të konkurrimit të tyre me skuadrat fituese nga gjithë Europa, ekipi u përball me investitorin Samir Mane, në rolin e jurisë por edhe të mentorit. Ai analizoi projektin e të rinjve dhe sugjeroi si mund ta kthenin në një model të qëndrueshëm biznesi dhe ta bënin tërheqës për financuesit.

Samir Mane tregoi fillimet e veta në rrugën e sipërmarrjes dhe risitë që solli në biznes pasi krijoi Grupin BALFIN. Njohuritë e tij por edhe të të gjithë burimeve njerëzore të Grupit BALFIN, tani janë të aksesueshme nga të rinjtë nëpërmjet programit B4Students. “Nëse keni projektuar sipërmarrje që krijon vlerë, mos u dorëzoni. Tek kompanitë e Grupit BALFIN do të gjeni ekspertizën që ju nevojitet dhe mbështetjen për ta zhvilluar idenë. Aty do të keni edhe hapësirën e duhur për t’u rritur si profesionistë.” i këshilloi ai të rinjtë.

Për drejtoreshën ekzekutive të “Junior Achievement of Albania”, Blerina Guga “Është hera e parë për ne, që në fazën përgatitore për konkurrimin në nivel europian, nxënësit kanë mundësinë të këshillohen me një nga sipërmarrësit më të suksesshëm të vendit, me kompani që operojnë në 10 shtete. Jam e bindur që kjo përvojë do të jetë shumë e dobishme për nxënësit në debutimin e tyre në “Gen-E”, por edhe në të ardhmen.

Skuadra FiStrat e “Harry Fultz”, është përzgjedhur si “Shoqëria sipërmarrëse më e mirë e vitit 2023”, vlerësuar nga programi “Shoqëritë e nxënësve”, i cili zbatohet në mbi 100 vende. Sprova e të rinjve me Presidentin e Grupit BALFIN ishte përgatitja e tyre finale para konkursit me bashkëmoshatarët europianë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco