VIDEO-SYRI TV/ Fshati Belorta në Korçë 1 javë pa ujë, banorët: Është dëmtuar depoja

14:29, 19/06/2023
A+ Aa A-

Të paktën 500 familje të fshatit Belorta në Korçë nuk kanë ujë të pijshëm prej një jave. Shak i mungesës së ujit është bërë dëmtimi i ujësjellësit nga reshjet e shiut të rëna gjatë ditëve të fundit. Për situatën Bashkia e Korçës dhe ujësjellësi në varësi të saj, nuk kanë reaguar.

SYRI TV

Në çezmat e rreth 500 familjeve të këtij fshati, ujë nuk shkon prej një jave, për shkak të dëmtimit të rrjetit dhe depos së ujit nga reshjet e shiut.

Në të tilla kushte, banorët janë detyruar të blejnë ujën për konsum, ndërsa për nevoja të tjera, ujin e sigurojnë nga burime të fshatit.

Për situatën nuk ka asnjë reagim nga Ujësjellësi i Korçës, ndërsa të vetmit punonjës që kanë shkuar për të parë dëmet, janë ata të një ndërmarrje tjetër, pastrim gjelbërimit, të cilët shprehen se dëmet janë të mëdha.

Banorët kërkojnë zgjidhje për situatën, ndërsa nga bashkia e Korçës nuk ka asnjë reagim deri më tani.

Gaz. S.Xhomaqi. Op.S.Çallëku. Red.J.Hoxhaj. Mont. O.Demo

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco