VIDEO-SYRI TV/ 62% e të diplomuarve në mjekësi duan të largohen jashtë vendit

12:11, 18/06/2023
A+ Aa A-

Elita e mjekësisë po largohet masivisht nga vendit, duke lajmëruar dobësi në shërbimin shëndetësor në Shqipëri. Qendra e Studimeve ekonomike dhe sociale ka gjetur se 22% e mjekëve shqiptarë kanë emigruar jashtë vendit, ndërsa 62% e të diplomuarve në mjekësi po përgatiten të largohen. Sipas revistës Monitor, pasojat do të ndihen në shëndetësinë shqiptare, në një kohë që popullsia po plaket me shpejtësi dhe barra e sëmundjeve sa vjen e rritet

Nga SYRI TV

22% e mjekëve në Shqipëri janë larguar nga vendi, ndërsa 62% e të diplomuarve në mjekësi duan të largohen.

Kështu edvidetohet në studim i fundit i qendrës së Studimeve Ekonomike dhe Sociale, sipas së cilës ata që emigrojnë janë elita e studentëve të mjekësisë. Konkretisht Rreth 1028 mjekë kanë emigruar nga vendi dhe përbëjnë 22% të stokut të mjekëve në Shqipëri prej 4745 doktorësh ndërkohe. Rreth 62% e të diplomuarve në mjekësi në 2018-2022 përgatiten të largohen.

Numri i studentëve në degët e shëndetit është më i lartë se nevojat e tregut të brendshëm, por ky trend lajmëron tendencat e emigracionit të profesionistëve në të ardhmen, duke e ekspozuar vendin tonë ndaj kostove të larta të emigrimit të kapitalit human. Emigracioni është një fenomen i përhapur masivisht në popullsinë shqiptare, në të gjitha grupmoshat, nivelet arsimore dhe vendbanimet, por në disa profesione jetike, si mjekësia, largimet janë në nivele alarmante.

Largimi masiv i mjekëve, sidomos elitave të reja, lajmëron dobësi në shërbimin shëndetësor në një popullsi që po plaket me shpejtësi dhe barra e sëmundjeve sa vjen e rritet. Dega e mjekësisë në vend është më e shtrenjta për nga kostot dhe koha që duhet për shkollim. Në vitin 2021, buxheti i Fakultetit të Mjekësisë ishte rreth 1,4 miliardë lekë, ose rreth 13 milionë euro.

Shpenzimet e drejtpërdrejta nga buxheti, pa llogaritur shpenzimet e familjeve, për të shkolluar një gjeneratë të mjekësisë së përgjithshme janë rreth 80 milionë euro, por kostot janë të pallogaritshme nga mungesa e tyre në tregun shqiptare të punës.

Burimet nga Fakulteti i Infermierisë tregojnë se shumica e studentëve, që në vit të parë regjistrohen në mësimin e gjuhës gjermane, me qëllim që kur të kenë mbaruar studimet të kenë aftësitë gjuhësore për t’u punësuar në tregun gjerman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco