VIDEO-SYRI TV/ Dështon bonusi për bebet, shkoi për të lindur jashtë vendit

14:11, 14/06/2023
A+ Aa A-

Dështon bonusi për bebet me synim nxitjen e  lindshmërisë në vend. Duket se qeveria shqiptare është financuese e të lindurve jashtë vendit, pasi në mënyrë sistematike vit pas viti, gati gjysma e këtij fondi shkoi për këta fëmijë.  Gjithsej buxheti i shtetit financoi 27 milionë euro, ku gati 50%  u përfitua nga familjet e emigrantëve shqiptarë.

SYRI TV

Lindjet në Shqipëri po bien me shpejtësi prej emigrimit të moshave të reja, por dhe rënies së normës së fertilitetit. Por dukeset se dhe bonusi I bebeve një shpërblim financiar për nxitjen e lindshmërisë që nisi të aplikohej në vitin 2019, nuk përmbushi qëllimin për nxitjen e lindjeve në vend. Në mënyrë sistematike, gati gjysma e shumës është përfituar nga bebet e lindura jashtë vendit. Qeveria shqiptare u shndërrua në një financues I të  lindurve jashtë vendit, pavarësisht se bebet u regjistruan formalisht në Shqipëri sa për të përfituar shpërblimin. Ministria e Shëndetësisë raportoi se vitin e kaluar bonusi u shpërnda për 42,504 bebe, prej të cilave 17,816 ose 42 % kishin lindur jashtë vendit. Gjithsej buxheti i shtetit financoi lindjen e bebeve më 3.1 miliardë lekë (27 milionë euro), ku gati gjysma kanë shkuar për familjet e emigrantëve shqiptare jashtë vendit.

Vitin e kaluar brenda Shqipërisë lindën vetëm 24,688 foshnja, teksa bonusi u shpërnda për më shumë se 42 mijë bebe. Në vitin 2022 lindjet brenda vendit shënuan rënie te fortë me 9 për qind, ndërsa në raport me vitin 2019 kur nisi shpërndarja e bonusit, pësuan rënie me mbi 13%. Në janar të vitit 2019 qeveria nisi dhënien e ndihmës së menjëhershme financiare për nënat me foshnja të porsalindura.

Për fëmijën e parë 40.000 lekë

 Për fëmijën e dytë e dytë 80.000 lekë

Fëmijën e tretë 120.000 lekë

Binjakë, 80.000 lekë për secilin

Trinjakë e më shumë, 120.000 lekë për secilin

 

 Duke qenë se bonusi po përfitohet masivisht nga bebet e lindura jashtë vendit, Ministria e Shëndetësie ka iniciuar një projektligj të ri që korrigjon dhënien e bonusit për fëmijët e lindur jashtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco