SYRI TV/ Orikum, banorët ankohen për plazhin: Investohet vetëm në Vlorë

14:42, 11/06/2023
A+ Aa A-

Turistët por dhe banorët vendas, ankohen se plazhet e Orikumit janë lënë pas dore. Kur pritet të ketë fluks pushuesish, në Orikum plazhet janë pa pastruar, të betonizuar dhe ende të papërcaktuar hapësirat publike dhe ato private.

Nga SYRI TV

Bizneset në Orikum presin që ky sezon të ketë më shumë turistë, por duket se plazhet nuk janë ende gati.

Pushuesit këtë mes qershori, tregojnë se plazhet kanë probleme, si mungesë pastrimi apo dhe betonizim i tepërt.

Banorë të Orikumit tregojnë gjithashtu se problem kryesor në këtë zonë është dhe mungesa e energjisë elektrike.

Operatorë turistikë tregojnë se fluksi kryesor i turistëve për këtë vit është nga Italia por dhe vende të tjera të Europës.

Pushuesit, por dhe banorët vendas shprehen se investimet janë përqendruar në Vlorë, duke lënë pas dore plazhet e tjera të kësaj bashkie.

Gazetar: G. Këllçiu

Redaktor: J. Hoxhaj

Montazhier: L.Kotri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco