SYRI TV/ Fermerët në krizë për treg në Roskovec: Po e shesim domaten me 50 lekë, nën kosto

14:27, 11/06/2023
A+ Aa A-

Fermerët e perimeve në Roskovec, po falimentojnë. Në kushtet kur domatet po shiten me çmim nën kosto, dhjetëra fermerë tregojnë se ky është viti i fundit që prodhojnë perime, duke paralajmëruar largim nga Shqipëria. Nga ana tjetër, në çmimet e domateve në tregjet e pakicës, mbeten të larta.

Nga SYRI TV

Prodhuesit në zonën e Roskovecit, tregojnë se ka një mos pajtim të situatës mes prodhuesve, grumbulluesve dhe tregut të konsumit. Ata shprehen, se teksa domatet e tyre po mbeten pa shitur, në tregjet e pakicës çmimet vijojnë të jenë të larta.

Këtë e konfirmojnë dhe blerësit në tregun e pakicës në Fier. Shumë fermerë thonë se janë zhytur në borxhe për shkak të kostove të prodhimit. Ata janë të braktisur dhe nga shteti. Në të tilla kushte, shumë fermerë thonë se do të braktisin serat sezonin e ardhshëm. Aktualisht çmimi i domates me shumicë, nga serat po del me 50 lekë kg, çmim i cili sipas fermerëve është poshtë kostove të prodhimit.

Gazetar: Xh. Beharaj

Operator: A. Mara

Redaktor: J. Hoxhaj

Montazh: O. Pajo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco