SYRI TV/ Fermerët e Godoleshit shqetësohen për prodhimin dhe çmimin e qershive

13:55, 26/05/2023
A+ Aa A-

Elbasan - Mungesa e prodhimit ka bërë që këtë vit çmimi qershive të mbetet i lartë. Por fermerët e Godoleshit ankohen përsëri për fitime të ulëta, për shkak se këtë vit kanë dështuar në prodhimin e qershive.

Nga SYRI TV

Çmimi i qershive vijon të mbetet i lartë në treg, ku duket se një ndër shkaqet është dhe mungesa e prodhimit këtë vit. Fermerët e fshatit Godolesh shprehen se këtë vit po shesin ende me 300 deri në 400 lekë të reja për kg qershinë me shumicë, por sipas tyre, problem është se këtë vit nuk kanë prodhim.

Godoleshi është një nga zonat më të njohura në vend për kultivimin e qershive, por këtë vit, fermerët përsëri duket se nuk do të kenë fitime të mëdha, këtë herë jo për shkak të çmimit, por për shkak të mungesës së prodhimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco