SYRI TV/ Harta gjyqësore, nisin efektet negative, tropojanët udhëtojnë çdo ditë për në Kukës

12:35, 24/05/2023
A+ Aa A-

Ndihmën ekonomike që merr thotë se do ta lërë në dyert e gjykatave, pasi transferimi i gjykatës nga Tropoja në Kukës, përveç kohës i kushton edhe para. Por Imer Alimulaj, nuk është vetmi pasi edhe qytetarët të tjerë  për njohje të vjetërsisë së punës për pension kanë udhëtuar nga Tropoja nëpërmjet Kosovës për të zhvilluar gjyqin në Kukës. Madje shprehen se nuk e dinë se kur do të marrë fund sorollatja e tyre

Nga SYRI TV

Harta e re gjyqësore po jepe efektet e saj ne xhepat e qytetarëve. Banorët e Tropojës ankohen se për të zhvilluar një seancë gjyqësore penale apo edhe administrative tashmë kanë shkuar në Kukës. Kanë udhëtuar nëpërmjet Kosovës nga Kukësi duke treguar se edhe ndihmën sociale që marrin po e lënë rrugëve dhe dyerve të gjykatave.

Ndërkohë një tjetër banor që ka mbërritur në gjykatën e Kukësit nga Tropoja shprehet se zyra në qytetin e tij që do të ishte funksionale për kryerjen e veprimeve nuk shërben, pasi për të njohur vitet e punës për pension po pret në gjykatën e Kukësit dhe nuk e di nëse do të mbarojë punë brenda ditës.

Janë disa qindra dosje që janë transferuar nga ish-gjykata e Shkallës së Parë e Tropojës në atë të Kukësit. Kjo ka sjellë fluks të qytetarëve tropojanë para dyerve të gjykatës së Kukësit.

Gazetar: E. Hoxha

Pamje: Syri TV

Montazhier: l. Kotri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco