SYRI TV/ Fermerët e Divjakës ankohen për pataten: Rendimenti i ulët, na dëmtoi ngrica

11:46, 24/05/2023
A+ Aa A-

Fermerët e Divjakës teksa po marrin prodhimin e patates për këtë vit shprehen se nuk do te kenë fitimin që kishin parashikuar. Ata tregojnë se ngricat kanë ulur rendimentin e patates dhe nuk kanë marrë sasinë që kishin parashikuar

SYRI TV

Ngricat kanë dëmtuar pataten dhe fermerët e Divjakës shprehen të shqetësuar se prodhimi këtë vit është i ulët dhe nuk kanë asnjë fitim.

Fermerët tregojnë se pataten po e shesin me 70 lekë kilogrami, por nga ana tjetër theksojnë se janë rritur çmimet e pesticideve duke bërë që ata të mos kenë fitimin që kanë parashikuar.

Fermerët kanë mbjellë patate në dy sezone dhe tregojnë se është ulur rendimenti për shkak të faktorëve natyrorë dhe nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim nga qeveria për të kompensuar humbjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco