Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

SYRI TV/ Emigracioni i lartë ul importet e ushqimeve, INSTAT: 11% rënie për periudhën janar-prill

11:51, 23/05/2023
A+ Aa A-

Përveç produkteve të mishit dhe bulmetit, që pasqyrojnë krizën e sektorit të blegtorisë, importet e produkteve të tjera ushqimore kanë pësuar tkurrje të shpejtë në 4 mujorin e parë të vitit. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT për periudhën janar-prill 2023, importet e ushqimeve në sasi, pësuan ulje me 11 %. Rënia e konsumit të ushqimeve, po zbulon trendet negative të emigracionit dhe dobësitë në konsum prej çmimeve të larta

SYRI TV

Importet e ushqimeve kanë pësuar rënie me 11% në periudhën periudhën janar-prill 2023. Sipas INSTAT, rënia e ushqimeve në një kohë që prodhimi vendas mbetet i njëjtë dhe më rënie në disa artikuj, po zbulon trendet negative të emigracionit dhe dobësitë në konsum prej çmimeve të larta.

Përveç produkteve të mishit dhe bulmetit, që pasqyrojnë krizën e sektorit të blegtorisë importet e produkteve të tjera ushqimore kanë pësuar tkurrje të shpejtë në këtë 4 mujor dhe ky  trend rënës që ka nisur që vitin e kaluar.

Të dhënat më te detajuara tregojnë rënie të madhe të dy grupeve kryesore, sheqernave me 41 % dhe drithërave me 28 për qind. Rënia në këto artikuj është pasqyrim i ndryshimit të popullsisë në favor të plakjes dhe emigracionit të lartë. Vitin e kaluar rreth 30 mijë persona kanë kërkuar azil në Britaninë e Madhe dhe BE, teksa mijëra të tjerë kanë emigruar në mënyrë të rregullt në vendet e BE-së, Kanada, SHBA.

Emigracioni i lartë po shuan një qytet në vit me madhësinë e Kukësit. Më shumë se 80 për qind e kësaj grup-moshe janë të rinj dhe përbëjnë konsumatorin kryesor,

E njëjta situatë edhe në importin e sheqernave, ku konsumi vendas bazohet tërësisht ne import, ndryshe nga drithërat ku ka prani të prodhimit për auto-konsum.

Pakësimi i të rinjve që janë konsumatorët kryesore të ëmbëlsirave ka ndikuar në uljen e importeve me bazë sheqerin.

Më rënie dyshifrore të sasive të importit ishin edhe produkte të tjera të ushqimeve si farat, vajrat, peshku, frutat , zarzavatet etj.

Në krahun tjetër rritje të importeve kanë pësuar disa artikuj që lidhen me prodhimin blegtoral. Kjo pasi numri i bagëtive në zonat rurale të vendit po tkurret. dhënash të besueshme. Mungesa e një inventari për nevojat e konsumit të brendshëm për ta ingranuar me prodhimin dhe nga ana tjetër subvencionet e dobëta po mbajnë peng zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori

https://www.instat.gov.al/media/11543/ick_prill_2023.pdf

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco