Fermeret e ullirinjve në prag falimenti, Aliaj: Nuk kemi ndihmë nga shteti

19:11, 22/04/2023
A+ Aa A-

Baba I dy fëmijëve pasi punoi afro 10 vjet në Greqi u kthye në fshatin e tij. Fationi ka 15 vjet që merret me këtë punë, por me kalimin e kohës, situata është vështirësuar.

“Kam lënë Greqinë dhe kam ardhur këtu për të trashëguar punën e babit. Kam 15 vjet që që e ushtroj këtë punë dhe isha i kënaqur, ushqehesha si familje në këtë farishte  por këto dy vite ka rënë. Shikoj një rënie drastike”, shprehet babai i dy fëmijëve.

Ai na tregonë se ka një sipërfaqe toke prej 2,5 hektarësh dhe ka mbjellë 750 rrënjë ulliri dhe nga këta 50 rrënjë I ka mbi 100 vjeçarë.

Fationi na tregon varietetet e ullinjve, të cilët I ka shitur në Shqipëri, pasi pavarësisht ofertave që ka marrë nga shtetet e tjera, nuk ka mundur t’I shesë për shkak të kufizimeve tregëtare që BE ka me Shqipërinë.

Ai kërkon nga shteti të ndërhyjë, në mënyrë që të bëhet I mundur eksporti I fidanëve dhe I vajit në vendet e Bashkimit Europian.

“Ne dimë që nëpër botë vaji ynë shitet nga 18 euro, si në Gjermani që nuk është shumë larg, në Itali dhe kudo. Vaji bio si vaji që shesim ne shitet në kostot 18 euro litri, nuk është larg Gjermania nuk është larg Italia që vaji ynë të shkojë atje, dhe këtu tek ne nuk po shitet dot. Ministria duhet të ndërhyje sa më shpejtë, të bëjnë diçka.”

Fermeri tregon për vështirësitë që has, të cilat vitet e fundit janë shtuar ndjehsëm. Zona ka superprodhim të ullirit dhe vajit të tij, por nmungojnë tregjet dhe pikat e grumbullimit. Çmimi me të cilin shitet ulliri, apo nënprodhim I tij, është tepër I ulët.

“Unë si fermer bëjë 200-250 kuintal ullinj në vit, mirëpo nuk shitet, nuk ka treg. Sivjet kostoja minimale ishte me 400 lekë. Që të merrje një punëtor me 25 mijë lekë (të vjetra) dhe ta jepje ullirin me 400 lekë?! Ai punëtor vinte nxirrte ditën e punës së tij, nuk nxirrte për ne si fermerë diçka. Litri i vajit sivjet vajti me 4 mijë lekë litri, dhe me të “lutur”. Unë si fermer jam munduar të kultivoj fidanin tim dhe ta shes si në Ballsh, Tepelenë, Cakras, lëvis në pazare dhe kam dëgjuar tek të gjithë që e kanë të ngelur vajin”

Fitimi nga prodhimi I ullinjve dhe fidanëve është minimal, gjë që e ka detyruar Fatjonin të largojë nga puna edhe të vetmin punëtor që kishte.

Edhe pse punon me nënën e tij të moshuar dhe djalin e tij të mitur, Fation Aliaj nuk po arrin të nxjerrë fryte nga puna, ndërsa mungesa e subvencioneve nga shteti po e nxit të mendojë rikthimin në emigracion.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco