Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO-SYRI TV/ Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkën, mesazhe shprese dhe dashurie

12:22, 16/04/2023
A+ Aa A-

Të gjithë besimtarët ortodoksë festojnë Pashkën. Në mesnatë, ata kanë mbushur kishat në të gjithë vendin ku kanë ndjekur meshën e ngjalljes së Krishtit, ku edhe kanë uruar njëri-tjetrin për paqe dhe harmoni.

Nga SYRI TV

Kjo e diel shënjon ditën e Ringjalljes së Krishtit për të gjithë besimtarët ortodoksë. Mesnatën e së shtunës, në të gjitha kishat ortodokse të vendit u mbajt mesha e shenjtë e vigjiljes të Pashkës, me ritet përkatëse.

Mijëra besimtarë ortodoksë kanë kremtuar pashkën në Katedralen Ringjallja e Krishtit në Korçë, qytet i cili ka krijuar një traditë të veçantë në festimin e kësaj dite. Mesha u drejtua nga imzot Joani, i cili në mesnatë njoftoi Ringjalljen e Krishtit, nën tingujt e kambanave e ndezjen e qirinjve me dritën e shpresës.

Ceremonia e Pashkës në Berat u kremtua në Katedralen ‘Shën Dhimitri’ dhe u drejtua nga At Johan Qako. Ceremonia e shenjtë u ndoq nga qindra besimtarë ortodoksë,të cilët ishin mbledhur brenda dhe jashtë ambienteve të Katedrales,duke u lutur në një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit të krishterë.

Besimtarë të shumtë ortodoksë festuan Pashkën mesnatën e së shtunës në kishën e Shën Gjergjit në Fier.

Në Vlorë besimtaret ortodoksë festuan pashkën në kishën ‘Shën Theodhori’. Atë Kostandin Prifti uroi të gjithë besimtarët ortodoksë në këtë ditë të veçantë për ta.

Besimtaret ortodoksë gjirokastritë, kanë kremtuar Ringjalljen e Krishtit. Mesha në ambientet e jashtme të kishës më të madhe në qytet, u përcoll nga besimtarët e shumtë të cilët nxitonin ndezën qirinj dhe përcollën urimet e tyre.

Me qirinjtë e lutjes në duar, që simbolizojnë dritën e përjetshme, ortodokset në Lushnje kanë kremtuar pashkën. Qindra besimtarë iu bashkuan meshës së shenjtë në kishën e Shën Gjergjit.

Në Sarandë besimtarë të shumtë kanë marrë pjesë në meshën e mbajtur në kishën e Shën Harallambit, drejtuar nga At Kozmai.

Gjatë festimeve besimtarët kanë uruar njëri-tjetrin për paqe dhe dashuri.

Pashka simbolizon ringjalljen e Jezu Krishtit. Kjo festë përcjell simbolikën e ngadhënjimit mbi të keqen. Kujtimi i ringjalljes së Krishtit është një mënyrë për të ripërtëritur shpresë e përditshme të fitores mbi mëkatin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco